Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Idriz Seferi (1847- 1927) tribun i vegjëlisë, luftëtar i paepur i çlirimit dhe i bashkimit të trojeve shqiptare
Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij. Sipas të dhënave jo edhe aq të plota në tekstet e historisë së popullit shqiptar, mësojmë se Idriz Seferi duhet të ketë lindur në vitin 1847 në fshatin Sefer të Karadakut. Ishte pjesëtar i një familjeje të madhe malësore, e njohur për besë, trimëri e atdhetari. Qysh i ri shquhet për qëndrimin e tij kundër sundimit turk, sundim ky i cili i kishte katandisur në skamje mjerim e varfëri të gjitha trojet shqiptare. Më 1875 u burgos...