“Idil për Afërditën”, poezi nga Giorgos Chronas

“Idil për Afërditën”, poezi nga Giorgos Chronas

Karficat e mia të flokëve, qysh në fillim,T’i kisha hedhur në zjarr.Flokët e mi, t’i pres për ju.Kështu siç do të vish prej natës së lagësht,Hijen time do të shquash.Nëse të bëj të vish prej burimeve,Flokët e tu do të jenë të butë.Nëse të bëj të vish prej kafeneve,Duhmën e tyre do ta ndjej në ajër.Ah, do të të imagjinoj aq të bukur,Natën vonë të zbresësh nga vagoni,Dhe dritat e stacionit të jenë të fikura, të gjitha, Të kërkosh për një hamall, një ndihmës,Dhe kështu, të mos arrish në kohëDo bëj të fryjë erë, të tundi lehtas fustanin tënd,erë aq të lehtë,sa që gjethet e shpëndara në pllakat e dyshemesë,të mos i levizë.Do vë disqe në gramafon.Në dritaren lart, do hap çarçafët.Ej, ju me valixhet...