Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë
Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku u përfshinë pesë automjete. Viktima është Hysen Balla, 45 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 05:20, kur automjeti që drejtohej nga Balla u përplas me një kamion. Për shkak të përplasjes së fortë, 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Pas goditjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera. Në mjetet e përfshira udhëtonin drejtuesit G. L., 59 vjeç, J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, A. V., e cila dyshohet se drejtonte një prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja pas përplasjes. Ajo është shoqëruar më pas për t’u marrë në...
Burimi:
javanews.al