Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto
Është identifikuar gruaja që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Bradashesh-Peqin. E ndjera është Bajame Çekrezi, 65 vjeçe, banore e zonës. Ajo u përplas nga një automjet teksa po lëvizte si këmbësore në këtë aks rrugor. Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga F. Q., 47 vjeç, banues në Papër. Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Burimi:
javanews.al