Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ibrahimovic “turpëron” Milanin, retushon sponsorin zyrtar në mënyrë amatoreske
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në qendër të vëmendjes, kësaj here pa dashur vetë. Aktualisht këshilltar i lartë i “RedBird”, pronarit amerikan të Milanit, suedezi ka publikuar një histori në profilin e tij në Instagram, që ka ngjallur shumë debat dhe e ka vënë klubin në siklet. Ish-ylli kuqezi është fotografuar i ulur, me sfond panoramën e Hong Kongut, ku skuadra e drejtuar nga Max Allegri zhvillon miqësoren ndërkombëtare me Liverpool-in. Ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është vendndodhja ekzotike, por përpjekja e pasuksesshme e Ibrës për të fshirë nga bluza e stërvitjes logon e sponsorit “E-Football”, konkurrent direkt i EA,...