Ibrahimaj reagon pas djegies së Ministrisë së Financave: Dhuna rrezikon jetë, institucionet u shërbejnë qytetarëve

Ibrahimaj reagon pas djegies së Ministrisë së Financave: Dhuna rrezikon jetë, institucionet u shërbejnë qytetarëve

Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka reaguar pas akteve vandale të regjistruara pasditen e kësaj të mërkure në ambientet e Ministrisë së Financave duke dënuar dhunën dhe djegien e institucionit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj thekson se akte të tilla nuk mund të konsiderohen protestë paqësore, pasi përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e punonjësve. Ministrja nënvizon se institucionet publike janë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht se cila forcë politike është në pushtet. Ajo kujton gjithashtu se në këto ambiente punojnë çdo ditë njerëz që kanë familjet e tyre dhe që nuk duhet të përballen me rrezikun në vendin e punës. Në reagimin e saj, Ibrahimaj u bën thirrje qytetarëve të ndalin dhunën dhe shkatërrimin, duke theksuar se asnjë...