Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, zhvilluar në Cetinje, Mali i Zi, me pjesëmarrjen e ministrave të Ekonomisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Europian, organizatave rajonale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishte zbatimi i planit të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (Common Regional Market), forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, përmes reduktimit të barrierave tregtare dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se faza e ardhshme e bashkëpunimit rajonal duhet të fokusohet te zbatimi dhe rezultatet konkrete për bizneset dhe qytetarët. “Prioriteti ynë duhet të jetë i qartë: të kalojmë nga angazhimet te...
Burimi:
javanews.al