I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë
Një 55-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:55 të mëngjesit, në lagjen Patisia, në rrugën Vrutu, në momentin kur shqiptari po dilte nga banesa e tij. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet greke, ndaj 55-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri nga dy persona, të cilët pas sulmit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një motoçikletë. I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kanë kapur në gjymtyrët e poshtme. Në vendin e atentatit, policia greke ka sekuestruar tre gëzhoja dhe një plumb, ndërsa janë ngritur kontrolle në zonën përreth për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet për ngjarjen janë marrë përsipër nga...
Burimi:
ntv.al