I vuri zjarrin tokës qëllimisht, shkak konfliktet me banorët/ Kurbin, kapet dhe procedohet 72 vjeçari (Emri)

I vuri zjarrin tokës qëllimisht, shkak konfliktet me banorët/ Kurbin, kapet dhe procedohet 72 vjeçari (Emri)

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i shtetasit Gjergj Gjergji, 72 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të tjerë të zonës, ka ndezur zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit, më datë 19.07.2025. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në zonat përreth, duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës. Gjithashtu, ai dyshohet si autor i zjarrvënies...