Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu sipërfaqe toke e pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 47-vjeçar si autor të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.