I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës
Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në katin e parë të godinës së Komisariatit nr. 3 të Policisë, teksa marshonin në zonën e “Mine Pezës”. Siç shihet në pamjet filmike, flakët janë përhapur në pjesën e parë të godinës, e cila është zona e recepsionit, pasi protestuesit hodhën molotovë në drejtim të saj. Flakët u përhapën, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë të neutralizojnë flakët me fikëset e zjarrit që ndodheshin në godinë.
Burimi:
gijotina.com