I shpëtoi jetën vajzës e cila u mor peng nga ish i dashuri, Hita vlerëson Komisar Mariglen Koroveshaj e gradon Kryekomisar

I shpëtoi jetën vajzës e cila u mor peng nga ish i dashuri, Hita vlerëson Komisar Mariglen Koroveshaj e gradon Kryekomisar

Gjatë takimit me drejtues dhe punonjës të DVP Fier, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivëve të Policisë, duke theksuar se reagimi në situata ku rrezikohet jeta e qytetarëve duhet të shërbejë si model për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit. Në mënyrë të veçantë, Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita vlerësoi ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Komisar Mariglen Koroveshaj, duke i akorduar gradën policore Kryekomisar. Nga sot, ai do të nisë një detyrë të re në strukturat e DVP Berat. “E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze, e cila u mor peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ai kishte vrarë më parë prindërit e saj. Në një...