I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai kuksiani 30-vjeçar (EMRI-VIDEO)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai kuksiani 30-vjeçar (EMRI-VIDEO)

Bamir Halili-pamje nga ekstradimi TIRANË- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e ekstradimit, teksa ka bërë me dije edhe akuzat ndaj tij.  Sipas njoftimit të Policisë, ndaj 30-vjeçarit Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi, Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”. Njoftimi i Policisë: Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”. Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së...