I riu shqiptar zbulon “armën sekrete” që do përdorin sot në protestë kundër policisë

I riu shqiptar zbulon “armën sekrete” që do përdorin sot në protestë kundër policisë

Pas ditësh të tëra përplasjesh, dhune policore dhe pamjesh që kanë bërë xhiron e rrjetit, duket se protestuesit kanë gjetur më në fund mënyrën për t’i vënë në vështirësi efektivët e Policisë së Shtetit: një Molto! Rei Sulejmani, një prej të rinjve më aktivë në protestën studentore, ka publikuar në rrjetet sociale një video humoristike, ku ironizon policinë dhe episodin që i ktheu efektivët në meme, pasi u filmuan duke ngrënë Molto gjatë protestave. Në një skeç me bashkëshorten e tij, Rei shfaqet duke zbuluar “armën sekrete” që ka përgatitur për protestën e së shtunës. Teksa ajo e pyet nëse ka sjellë Molotovë apo fishekzjarrë, ai e lë të kuptojë se ka diçka shumë më të fuqishme: Molto me fistik dhe një tjetër variant me...