I paprekshëm për trajnerin, Milan i rinovon kontratën deri në vitin 2031 mbrojtësit serb

I paprekshëm për trajnerin, Milan i rinovon kontratën deri në vitin 2031 mbrojtësit serb

14 Tetor 2026 11:30 Telesport Strahinja Pavlović po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Milan. Mbrojtësi serb ka mbërritur pasditen e së martës në selinë e klubit për të firmosur zgjatjen e kontratës (që me gjasë përfshin edhe një rregullim page), e cila do ta lidhë atë me kuqezinjtë deri në vitin 2031. Nuk kishte ndonjë urgjencë të veçantë për rinovimin, duke qenë se kontrata e tij aktuale skadonte në vitin 2028. Vendimi për të siguruar qëndrimin e Pavlovic është një shenjë e qartë e vlerësimit të lartë që klubi ka për lojtarin, i cili po shndërrohet në një figurë kyçe te Milan. I ardhur nga Salzburgu në verën e vitit 2024 për rreth 20 milionë euro, mbrojtësi i qendrës e ka konsoliduar veten...