I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën në Durrës, si BKH dhe operacionalja arrestuan Agasin dhe Shpatarakun
Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi si dhe ish-punonjësit të policisë, Uljan Shpataraku, të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë. Gazetari i Vizion Plus, Arben Boriçi, ka mësuar se Agasi është vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH të asistuar nga forcat operacionale të Elbasanit.Lexo edhe :Related Posts Ai është ndaluar në Golem në afërsi të një vendi të quajtur Rruga me Plepa. Aty është prangosur nga BKH dhe është shoqëruar. Ndërkohë në makinë bashkë me të ndohej edhe ish-agjenti i policisë Uljan Shpataraku, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia pas incidentit të ndodhur në një lokal në jug të vendit, ku kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin. Kujtojmë se Agasi ishte në kërkim...
Burimi:
vizionplus.tv