I mori fanellën pasi mbaroi ndeshja, Bastoni vlerëson Lamine Yamal: Një përbindësh

I mori fanellën pasi mbaroi ndeshja, Bastoni vlerëson Lamine Yamal: Një përbindësh

Alessandro Bastoni i dedikoi ndeshje gjysmëfinale Inter-Barcelona dy postime në rrjetet sociale. I pari me thirrjen “Shihemi në Monako!“. E dyta, më e menduar, erdhi një ditë pas ndeshjes që e çoi Inter në finalen e Champions League. Në këtë postim në “Instagram” ai përfshin kundërshtarin me të cilin u përball në zonën e tij të fushës, talentin Lamine Yamal. “Vetëm tani kam filluar të kuptoj se çfarë suksesi të jashtëzakonshëm arritëm të marten”, thotë Bastoni. “Përpjekja që lamë në atë fushë ishte e madhe dhe e gjitha u shpagua, dhe aq më tepër, nga energjia e paharrueshme e tifozëve...
Burimi: Telesport.al