I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon dhe pranon krimin e rëndë

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon dhe pranon krimin e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur tronditur Romën, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar brutalisht nënën e tij 50-vjeçare, e cila më pas ka humbur jetën në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen Centocelle, në periferi lindore të kryeqytetit italian, në apartamentin ku nëna dhe djali jetonin prej rreth tre vitesh. Sipas mediave italiane, fqinjët nuk kishin raportuar më herët probleme të veçanta mes tyre dhe pasditen e ngjarjes nuk kishin dëgjuar britma apo thirrje për ndihmë. Pas sulmit, 16-vjeçari dyshohet se ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112, duke u treguar autoriteteve se kishte goditur nënën e tij. Kur policia mbërriti në vendngjarje, adoleshenti u gjet jashtë pallatit, i ulur dhe me rrobat e mbuluara me gjak. Brenda banesës, në katin e parë, u...