I jepte motorit pa patentë, ndalohet 18-vjeçari në Gjirokastër

I jepte motorit pa patentë, ndalohet 18-vjeçari në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net