I jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës në qytetin e tij të lindjes/Familjarë e miq të ngushtë përjetojnë dhimbje(Video)

I jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës në qytetin e tij të lindjes/Familjarë e miq të ngushtë përjetojnë dhimbje(Video)

28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte fituar këtë vit Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë, por jeta e tij u ndërpre papritur në një aksident tragjik gjatë kthimit në Angli për fazën përgatitore. Lot, këngë, lule dhe heshtje! Kështu u përshkua atmosfera në qytetin Gondomar të Portugalisë, ku qindra mijëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht vetëm 11 ditë pas martesës së tij. Jota po udhëtonte me makinë drejt Liverpool-it, pasi ishte këshilluar të mos fluturonte për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale....
Burimi: Sot.com.al