No Image Available

I hodhën hi mbi kokë komisionerit të BE-së: Ky është hiri i njerëzve që do të vrisni

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që ngjante me hirin, mbi komisionerin europian për Shëndetësinë, Olivér Várhelyi. Ngjarja ndodhi gjatë një samiti për luftën kundër kancerit, teksa zyrtari po përgatitej të mbante fjalimin e tij. Dy protestuesit u ngjitën në skenë dhe hodhën pluhurin mbi komisionerin, duke ndërprerë për disa momente aktivitetin. Sipas mediave të huaja, ata janë pjesë e organizatës franceze “Cancer Colère”, e cila përfaqëson persona të prekur nga kanceri dhe të mbijetuar të kësaj sëmundjeje. “Jam paciente me kancer dhe po protestoj kundër ligjit Omnibus”, deklaroi njëra prej aktivisteve. Ndërsa protestuesja tjetër iu drejtua komisionerit me një mesazh të ashpër: “Ky është hiri i njerëzve që ju do të vrisni me pesticide”....