I dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari gjendet i pajetë në burg, dyshohet se është vetëvrarë

I dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari gjendet i pajetë në burg, dyshohet se është vetëvrarë

BURGU I RECIT SHKODËR- Një 49-vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Reçit për vrasjen e bashkëshortes së tij është gjetur i pajetë në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 49-vjecari Agron Llapushi i ka dhënë fund jetës. Llapushi është gjetur i varur në ambientet e dusheve të burgut. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim nga autoritetet. 49-vjeçari banues në Çekin të Gramshit po vuante një dënim prej 24 vitesh e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, pas vrasjes së bashkëshortes së tij Alketa Llapushi në vitin 2015. Pas ngjarjes, Llapushi ishte dorëzuar në polici dhe kishte pranuar autorësinë e krimit. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa...