I dënuar për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, policia i gjen armë dhe drogë te shtëpia në Tepelenë

I dënuar për vrasje, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, policia i gjen armë dhe drogë te shtëpia në Tepelenë

Operacioni “Historiku” në Tepelenë, policia sekuestron dy armë dhe lëndë të dyshuar narkotike në banesën e tij në fshatin Majkosh. Një 44-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij në fshatin Majkosh, në Tepelenë, u gjetën dy armë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Arrestimi i shtetasit me inicialet S. L., banues në Tiranë, u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Historiku”, të finalizuar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në banesën tjetër të 44-vjeçarit, në fshatin Majkosh, u konstatua se ai mbante pa leje një pistoletë me municion dhe një armë...