I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

Arrestohet në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e kërkuar O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh. Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të...
Burimi: Opinion.al