Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar në SHBA për përdhunim, arrestohet me kallashnikov në makinë 44-vjeçari (Emri)
Një 44-vjeçar, i identifikuar si Eqerem Sorra, është arrestuar nga Policia e Delvinës pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak në automjetin e tij. Operacioni policor, i koduar “Ngarkesa”, u zhvillua në kuadër të kontrolleve intensive në jug të vendit, veçanërisht pas ngjarjeve kriminale në Sarandë. Sorra, banues në Vlorë, u ndalua në vendin e quajtur “Blerimas”, teksa udhëtonte me një mjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë...