I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar
FOTO KRUJË- Një 41-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga Policia e Krujës pas një operacioni të zhvilluar për lokalizimin e tij. Në pranga ka rënë Agim Xhixha banues në Larushk të Sipërm, Fushë-Krujë i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burgim. Sipas policisë Xhixha është dënuar për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim' Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar 'Larushku' i finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë pas informacionit mbi vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim. Pas kapjes materialet procedurale janë referuar në Prokurori...
Burimi:
zeri.ai