Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
I dehur në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, arrestohet shoferi i autobusit
👁11113
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar autobusin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.