I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari pëson arrest kardiak në Komisariat, ndërron jetë në spital

I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari pëson arrest kardiak në Komisariat, ndërron jetë në spital

FOTO ILUSTRUESE VLORË-Një 32-vjeçar i cili ishte arrestuar në Vlorë për vjedhje, ka ndërruar jetë në spital pas një arresti kardiak. Policia njofton se Enea Shparthi ndodhej në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, kur ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, i arrestuari nuk ka mundur të mbijetojë. Shparthi ishte arrestuar në flagrancë më datën 29 gusht. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë. Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky...