I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditën e kësaj të shtune në Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë. Bëhet fjalë për alpinist profesionist, Florian Sini, rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë. Nga fotot në rrjet sociale Nini ishte i apasionuar pas alpinizmit, por pasioni i tij për malet u kthye sot në një tragjedi, pasi humbi jetën në moshë fare të re Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar 40-vjeçarin pa shenja jete. “Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në...
Burimi:
javanews.al