Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit
👁7605
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka qenë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, ku u zhvillua një seancë për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”. Kjo masë ishte vendosur pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit, e cila kishte nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj Sulejmanit në lidhje me transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët dyshohet se janë transferuar në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e Beratit e kishte caktuar më 16 prill masën e sigurimit personal ndaj Sulejmanit, duke e pezulluar atë nga detyra në kuadër...