Hysaj pas San Marinos: Faleminderit për fatin që patëm, duhet të jemi 100% të përqendruar
Elseid Hysaj pranoi se Shqipëria e komplikoi një ndeshje që mund ta kishte mbyllur që në pjesën e parë, duke shpërdoruar disa raste të pastra. Mbrojtësi kuqezi theksoi se skuadra duhet ta marrë si mësim këtë sfidë dhe të jetë maksimalisht e përqendruar në ndeshjet e ardhshme: “Vuajtëm sepse nuk shfrytëzuam mundësitë për gola. Po shënove në ato raste, ndeshjen e mbyll në pjesë të parë 3-0. Kjo ndodh me këto skuadra kundërshtare. Po e le rezultatin 1-0, mund të dalë një top, të kenë një rast. Normal që edhe ato luajnë futboll. Duhet ta mendojmë mirë që, kur jemi para, të shënojmë gola. Disa lojtarë mund të kenë ndjerë lodhjen, sepse kanë bërë 4 ndeshje. San Marino rreshtohej shumë poshtë dhe nuk po lejonte...
Burimi:
telesport.al