Hysaj: Kemi kombëtare shumë të fortë, Maran po na jep një dorë për lojë më sulmuese
Në vigjilje të sfidës ndaj Finlandës, Elseid Hysaj doli në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Rolando Maran, duke vlerësuar punën e italianit dhe frymën e re që ka sjellë te kombëtarja. Mbrojtësi kuqezi e cilësoi Shqipërinë një skuadër të fortë, ndërsa foli edhe për të ardhmen e tij dhe mundësinë e rikthimit në kampionatin shqiptar: “Kam ndarë pak përvojë nga e kaluara ime. Tani duhet t’i marrim të rinjtë dhe t’u japim një dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën kur ishim ne. Janë lojtarë me kualitet dhe nuk kam shumë nevojë që t’i ndihmoj. Jam i kënaqur me këtë pjesë. Kemi një skuadër shumë të fortë. Rivalë si Finlanda dhe Bjellorusia kanë gati të njëjtin nivel si...
Burimi:
telesport.al