‘Hyrja në administratë me testim’/ Dorëheqja e drejtorëve, reagon Rama: S’është ndërrim emrash, hiq Lolin dhe sill Colin
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot reformën e re të administratës publike të quajtuar "Shkalla e Meritës", e cila përmban tre shtylla kryesore. Përmes shkallës së meritës do të vlerësohet hyrja në administratëve përmes testimit, përparimi në karrierë dhe përgjegjshmëria në drejtimin e institucionit. "Së pari, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar për dëshmi të njohurive. Ky testim do të bëhet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po adopton modelin e provimeve të Kembrixhit. Ata që e kalojnë me sukses pajisen me certifikatë për katër vite dhe vazhdojnë konkurrimin. Së dyti, përparimi gjatë karrierës. Ka shumë ankesa për meritokracinë, por nuk duhet të jetë vetëm kërkesa që shteti u bën nëpunësve, por edhe garancia që shteti u jep atyre,...
Burimi:
zeri.ai