Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Hyn në fuqi prej ditës së sotme rregullorja e re e GJKKO-së, e cila vendos kufizime të reja për praninë dhe aktivitetin e mediave në ambientet e gjykatës. Rregullorja e re, kufizon mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin proceset gjyqësore dhe të raportojnë nga ambientet e institucionit. Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga gazetarët. Kufizime të reja ka edhe për praninë e kamerave. Në rastet kur në sallat e gjyqit nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë gazetarët, hyrja e tyre do të bëhet me rotacion. Një ditë para hyrjes së saj në fuqi, GJKKO publikoi një material informues mbi mënyrën e zbatimit të rregullores. Dokumenti është hartuar në formën e pyetjeve...
Burimi:
gijotina.com