Humbi në Karaburun: Gjendet pas tre orësh turisti amerikan

Humbi në Karaburun: Gjendet pas tre orësh turisti amerikan

Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në gadishullin e Karaburunit, pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati rreth tre orë. Turisti kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin në terrenin e vështirë, çka e bëri të pamundur daljen e tij nga zona e izoluar. Operacioni i kërkimit nisi rreth orës 18:00 me angazhimin nga toka të Njësisë Speciale Delta. Efektivët bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tij rreth orës 20:45. Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje, ai u transportua drejt qytetit të Vlorës për t’u i nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.