Humbet 26-vjeçari nga Hasi, doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut

Humbet 26-vjeçari nga Hasi, doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut

Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur pasi ka dalë për të gjuajtur në malin e Pashtrikut. Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës në bashkëpunim me policinë e Hasit po bëjnë krehjen e zonës. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët, terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë nuk kanë arritur të pikasin familjarët të riun. Ai ka dalë gjatë ditës së djeshme dhe pas mesnatës nuk ka asnjë kontakt me të.
Burimi: Sot.com.al