Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u helmua me pesticide
foto ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu është identifikuar me inicialet S. B., nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Sipas Policisë së Shtetit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se 27-vjeçari ndodhej në kushte depresioni dhe dyshohet se kishte konsumuar lëndë fosfororganike, insekticide dhe pesticide. Substancat i kanë shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore, e cila më pas ka çuar në humbjen e jetës. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po vijojnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me të riun para se të dërgohej në spital./ZËRI
Burimi:
zeri.ai