Humb jetën në Jalë turistja 32-vjeçare nga Britania, kishte shfaqur probleme shëndetësore

Humb jetën në Jalë turistja 32-vjeçare nga Britania, kishte shfaqur probleme shëndetësore

foto ilustruese JALË-  Ka humbur jetën në Jalë një 32-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar, teksa ishte e akomoduar në një hotel në zonë. E reja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te stafi i hotelit i cili e transportoi menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të vdekjes.  NJOFTIM: Jalë, Himarë/Informacion paraprak Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit....