Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues një 18-vjeçar me inicialet M.S., dyshohet se është futur në një parakalim të gabuar. Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen ka devijuar, duke përfunduar i përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjeri i automjetit, shtetasi egjiptian me inicialet E.A., 23 vjeç, i cili, sipas informacionit paraprak, punonte si mekanik në kompaninë e 18-vjeçarit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Të dhënat paraprake...
Burimi:
gijotina.com