Humb 4-vjeçari në Elbasan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Humb 4-vjeçari në Elbasan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Punonjësit e policisë së Elbasanit kanë konstatuar pranë shatërvanit të qytetit një djalë 4-vjeçar, i cili ka humbur. Punonjësit e kanë çuar të miturin në Komisariat. Deri tani nuk ka mbërritur asnjë telefonatë në polici për humbjen e të miturit. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët mund ta njohin vogëlushin ose familjen e tij./vizionplus.tv
Burimi: Javanews.al