Horror në Tiranë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të gruas, vdesin bashkëshortët

Horror në Tiranë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të gruas, vdesin bashkëshortët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 tetorit në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku një 35-vjeçar dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, dy bashkëshortët kanë humbur jetën në spital. Sipas Policisë, rreth orës 00:30, pas njoftimit për zjarr në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e incidentit. Nga hetimet paraprake, të kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët për hetimin e zjarrvënieve, dyshohet se autori i ngjarjes është Astrit Idrizi, 35 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës ku jetonin Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe Agim Ziu 68 vjeç, prindërit e bashkëjetueses...