HORMUZI/ LUFTA ÇON NAFTËN MBI 91 DOLLARË
Përplasja SHBA–Iran po jep këtë mëngjes një efekt të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent u ngjit në 91.05 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI arriti në 86.59 dollarë, pasi rikthimi i goditjeve direkte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ringjalli frikën për furnizimin me energji nga Gjiri Persik. Tregjet po reagojnë veçanërisht ndaj situatës në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike të botës. Para konfliktit, përmes Hormuzit kalonte rreth një e pesta e flukseve globale të naftës. Trafiku i anijeve në ngushticë është reduktuar ndjeshëm, ndërsa përpjekjet e Katarit dhe Omanit për të siguruar normalizimin e kalimit nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje përfundimtare. Alarmi është shtuar edhe pas raportimit se një cisternë është goditur nga tre...
Burimi:
ntv.al