Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, fokus te siguria në shkolla
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi një takim me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë e Dibër. Gjatë takimeve, Hita vuri theksin fillimisht te siguria e nxënësve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Për përmbushjen e këtij prioriteti absolut, Drejtori kërkoi që zbatimi i planit të masave për garantimin e perimetrit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor të monitorohet personalisht nga drejtuesit e strukturave të Policisë vendore, të cilët duhet të jenë në dijeni të problematikave dhe dinamikave që lidhen me shkollat në qarkun përkatës. Në këtë kuadër, Drejtori kërkoi intensifikimin e kontrolleve brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së shkollave, për përcaktimin dhe goditjen e elementeve që nxitin nxënësit në veprimtari kriminale. Gjithashtu, gjatë takimeve Drejtori...
Burimi:
vizionplus.tv