Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE
Instituti francez “Kub France Tirana” ka publikuar një video të historianit dhe studiuesit francez David Colon, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në disa aktivitete kushtuar luftës kundër dezinformimit, manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve të huaja. Colon është lektor dhe studiues i historisë në Sciences Po, ku merret me çështje që lidhen me propagandën, bindjen, komunikimin dhe hapësirën digjitale. Në videon e publikuar, ai shpjegon se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrja e huaj përfshijnë operacione përmes të cilave një shtet përpiqet të ndikojë debatin publik të një vendi tjetër, duke manipuluar perceptimet dhe, në raste të caktuara, edhe proceset zgjedhore. Sipas Colon, këto operacione mund të mbështeten te llogaritë e rreme në rrjetet sociale, influencues të paguar në mënyrë të fshehtë dhe...
Burimi:
javanews.al