No Image Available

Historia tragjike e jetës reale të Johnny Depp

Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Ai bazohej në një libër të Hunter S.Thompson, dhe përshkruan fatkeqësitë e nxitura nga alkooli të shkrimtarit Paul Kemp (të luajtur nga Johnny Depp), i cili është i fiksuar pas Chenault (Amber Heard). Ata u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan një vit më vonë, dhe siç po shihet publikisht javët e fundit, pasojat e martesës së tyre së shkurtër janë katastrofike. Depp e paditi Heard në vitin 2019, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, për dhunën e ushtruar ndaj Depp nga Amber, me pretendimin se kjo e ka dëmtuar që në mënyrë të pariparueshme karrierën e tij. Avokatët e Heard kanë ngritur një kundërpadi,...