Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia rrëqethëse e një familje të internuar
Eugjen Merlika Kur e mbaron së lexuari librin me kujtime të Lekë Tasit, të krijohet përshtypja se je kthyer mbrapa në kohë e në hapësirë, në mjedise e ngjarje të jetuara apo të dëgjuara, në një botë sa të vogël e të mjerë në ndodhi e veprime, po aq të madhe e fisnike në përsiatjet, ndër-pretimet e shpjegimet e autorit mbi to. Libri është i shkruar në formë ditari e ky është një nga meritat e shkrimtarit që ka patur guximin, në kohë plot rreziqe në mjedisin ku jetonte, të hidhte në letër përshtypjet e jetës së përditshme. Sot ato shënime, të cilat në kohën kur janë mbajtur, nuk kishin asnjë shpresë për të parë dritën e botimit, të plotësuara e të përpunuara, i japin...