Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e rrëmujshme e kalendarit që përdorim ende sot
Edhe pse është diçka që synon të vendosë rregull në jetën sonë, historia e kalendari të sotëm perëndimor ka një historitë rrëmujshme. Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të vështirësisë së bashkërendimit të orbitave të trupave qiellorë me ciklet e ditës dhe të natës, dhe kalimin e stinëve këtu në Tokë. Viti i matur me orbitën e Tokës rreth Diellit është afërsisht 365,2422 ditë. Edhe Hëna nuk është një “adhuruese” e numrave të plotë. Në harkun kohor të një viti, ka rreth 12,3683 muaj hënorë. Shoqëritë njerëzore, janë përpjekur tradicionalisht që të njëjtat stinë të rreshtohen me të njëjtët muaj. Për shembull kalendarët e lashtë të Mesopotamisë, bashkërendonin muajt dhe stinët duke shtuar herë pas here muaj, një proces ky i quajtur ndërthurje. Por në...