Historia e panjohur e shqiptarëve të padëshiruar në Turqi

Historia e panjohur e shqiptarëve të padëshiruar në Turqi

Bijë plangprishës e të padëshiruar: Shqiptarët dhe kontradiktat e shtetndërtimit turk Në fillim të gushtit 1923, Ministria e Brendshme turke mori njoftime sipas të cilave 1200 shqiptarë ishin mbledhur në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, dhe kërkonin të hynin në Republikën turke. Ata vinin kryesisht nga Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe jetonin në një gjendje “mjerimi dhe vuajtjesh”, ndërkohë që prisnin të kalonin në Thrakë. Eventualisht ata u kthyen mbrapsht, ndonëse Ministria turke u kërkoi zyrtarëve bullgarë që të kujdeseshin për mirëqenien e tyre. Oficeri që raportonte rreth rastit të shqiptarëve që kalonin kufirin nga Bullgaria, shtonte një vërejtje interesante, kur bënte fjalë për refuzimin e shtetit turk të lejes për hyrjen e këtyre refugjatëve. Ai deklaronte troç se një numër i madh shqiptarësh...