Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e panjohur e masakrave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi
Në një referat të publicistit shqiptar, Eugen Shehu, të cilin e paraqiti në nëntor të vitit 2004, në një simpozium shkencor të mbajtur në Tetovë, për herë të parë trajtohej një temë e ndaluar deri më atëherë nga regjimi komunist, që kishte të bëjë me ngjarjet që ndodhën nga fundi i nëntorit të vitit 1944, në Monopolin e Duhanit në Tetovë. Atëherë, nga partizanët maqedonas ishin grumbulluar në Monopol mbi 10 mijë burra, pleq e të rinj shqiptarë, një numër i të cilëve ishin keqtrajtuar dhe masakruar. Mirëpo, terrori antishqiptar kishte filluar edhe më herët, sidomos nga shtatori i vitit 1944, para së gjithash në rajonet e Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Shkupit dhe Kërçovës, por shumë shpejt ishte shtrirë në mbarë viset e banuara me shqiptarë...