Historia e kolonelit britanik, me misionin komando të vitit 1944 në Shqipëri

Historia e kolonelit britanik, me misionin komando të vitit 1944 në Shqipëri

Koloneli britanik Edward Toms, i cili ka vdekur në moshën 102-vjeçare, pati një karrierë aventureske gjatë kohës së luftës. E gjithë kjo, duke shërbyer në mënyra të ndryshme me Regjimentin e Mbështetjes së Bastisjes (RSR). RSR-ja ishte një regjiment i Ushtrisë Britanike që u krijua në mesin e vitit 1943 për të mbështetur forcat bastisëse që vepronin gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ish-Jugosllavi, Greqi dhe ishuj të ndryshëm në detin Egje. Në mesin e vitit 1944, u vendos që trupat britanike të përpiqeshin të nxisnin partizanët shqiptarë për të sulmuar forcat gjermane kur ato tërhiqeshin nga Greqia. Në korrik, Toms, i cili ishte stërvitur me mortaja dhe armë kundërtanke, ishte në Itali duke komanduar një trupë mortajash të RSR-së. Plani ishte që të...